Kirurgu i njohur dhe ish-Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, me anë të një statusi ne Facebook ka deklaruar se mbajtja e dorezave ndikon vetëm në përhapjen e koronavirusit ndërsa I ka bërë apel Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, të marrin masa dhe të urdhërojnë mospërdorimin e dorezave në banka, bare e shërbime të tjera publike qe jane ne kontakt te vazhdueshem me njerezit.
Në shumë bare dhe shërbim publik, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza. I bëj thirrje Ministres Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Task Forcës që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin e tyre në këto shërbime. Dorezat ndihmojne vetem perhapjen e koronavirusit dhe të shumë infeksioneve të tjera, shkruan ish-ministri ne statusin e tij
Be First to Comment