Rudina Hajdarit nuk do të jetë më kryetare e Grupi Parlamentar Demokrat
Ende nuk dihet, nëse Hajdari është shkarkuar apo ajo ka dhënë dorëheqjen.
Sot, në vend të Hajdarit është emëruar Korab Lita, siç u mësua nga një postim në Facebook. Ai nuk e përmendi fare emrin e Rudina Hajdarit, teksa lajmëroi se do të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar “Demokrat”, çka nënkupton shkarkimin e saj.
“Grupi Parlamentar Demokrat, në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falënderim kolegeve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat”, shkroi Lita në mesazhin e tij në Facebook, ku shfaqen edhe deputetë të tjerë, krahas tyre edhe Myslym Murrizi.
Be First to Comment