I thashë mos u zini për një gardh, kemi babain sëmurë…


Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi fshatin Xibër të Klosit, ka folur motra e dy vëllezërve që humbën jetën.

Ajo tregon se kishte shkuar te babai pasi ky i fundit ishte sëmurë dhe kishte dëgjuar dy vëllezërit të ziheshin për gardhin. Ajo i kishte kërkuar të mos zihen dhe të vijnë te babai, por kur ishte duke ngjitur shkallët kishte dëgjuar të shtënën e armës.

Sali Dakuci kishte vr.arë të vëllain Kujtim Dakuci dhe djali i këtij të fundit Flogert Dakuci ishte hedhur për ndihmë, por autori e kishte qël.luar edhe atë.

Sipas dëshmisë së motrës së vik.timave Lifes, rreth 20 minuta më vonë ata kishin dëgjuar një tjetër të sht.ënë dhe kishin gjetur të vd.ekur edhe Saliun.

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë ar.me. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bëre?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër kri.smë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gj.ak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me pl.umb në kokë”, rrëfeu mes lotësh motra e dy vik.timave për News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *