Nje lëkundje sizmike krijoi klimë pasigurie para pak mminutash në Shqipëri.
Në orën 22.15 u regjistrua një tërmet, fuqia e të cilit është përcaktuar nga sizmologët e EMSC si 3.1 ballë dhe më pas u rrit në 3.3 ballë.
Ndërsa IGJEUM, Instituti shqiptar i Gjeoshkencave tha se tërmeti ishte 3.4 ballë dhe se epiqendra ishte në Derven, Fushë Krujë.
Tërmeti u ndje shumë pasi kishte dhe shkallën e intensitetit makrosizmik 3 ballë të shkallës Merkali.
Tërmeti ishte i shkurtër. Por ai u ndje në Tiranë dhe rrethe të tjera. Thellësia e tij ishte vetëm 2 kilometra sipas ESMC. Por më pas kjo agjenci Europiane e sizmologjisë e rriti në 8 km thellësinë. Ndërsa IGJEUM tha se thellësia ishte 34 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ishte 13 km afër Shijakut dhe 32 km larg Tiranës.