Është ndarë sot nga jeta papritur ish-deputeti socialist dhe intelektuali, Niko Faberi. Mesohet se Faberi ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Niko Faberi kujtohet si drejtues në struktura të ndryshme lokale, si ish deputet i Korçës dhe Ambasador i Paqes.

Faberi ka shprehur gjithmonë vlerësimet e tij në dobi të komunitetit korçar. Ai ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist.
Pak ditë më parë, Faberi ka lënë në rrjetet sociale reagimin e fundit si njeri i angazhuar dhe i vëmendshëm për aspekte të ndryshme. boldnews
Be First to Comment