Vendimi i Turqisë alarmon Greqinë, Erdogan jep ultimatumin e fundit


Situata në Mesdheun Lindor është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme. Turqia dhe Greqia ngulin këmbë në pozicione maksimaliste. Me sinjalet e dhëna së fundmi nga presidenti Erdogan, Turqia po bëhet gjithnjë e më agresive. Kjo ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Greqisë.

“Vlerësimi se kriza e shkaktuar nga Ankaraja në Mesdheun Lindor, nuk është pa qëllim, por një zgjedhje strategjike. Po zë gjithnjë e më shumë vend në bindjen që po krijojnë shërbimet kompetente greke, por edhe në qeveri”.

Kështu shkruajnë mediat greke, duke besuar se Ankaraja po provokon keq tensionet me anijen e re “Navtex” brenda kufijve ujorë grekë, sipas Protothema.

Lidhur me këtë cështje, një reagim është përcjellë edhe nga Ministria e Jashtme greke, ku citohet se nga pala greke janë injoruar thirrjet për dialog. Po kështu apelon ndaj Turqisë që të distancohet nga ‘mashtrimet e përditshme ‘që ajo thotë, dhe të punojë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Sipas Ministrisë së Jashtme, me këtë akt minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke e detyruar bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime.

“Turqia vazhdon t’i përmbahet me besnikëri rolit të saj për trazira dhe paqëndrueshmëri në rajon. Injoron thirrjet për dialog.

Minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke e detyruar bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime. Greqia nuk është duke shantazhuar.

Bazuar vetëm në të Drejtën Ndërkombëtare, të Drejtën Ndërkombëtare Detare dhe Rregullat e Fqinjësisë së Mirë, ajo do të vazhdojë të kërkojë marrëveshje për të kufizuar zonat e saj detare me të gjitha vendet në rajon.

Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të distancohet nga mashtrimet e përditshme që ajo thotë, dhe të punojë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Zhvillimet më të fundit vijnë nga zona e diskutueshme mes Turqisë dhe Greqisë. Anija turke e kërkimit “Oruç Reis”, ka zgjatur afatin e kërkimit. Më herët ishte njoftuar se puna do të vazhdonte deri më 1 shtator, dhe me deklaratën e re, afati u zgjat me 11 ditë. Turqia ka lëshuar një shpallje detare Navtex, ku thuhet se “Oruç Reis” do vijojë të qëndrojë në zonën e kërkimit deri në 12 shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *