Nje tjeter djalë i ri qe vuante nga nje semundje e rende ka humbur betejen me jeten.
Admirim Rama, 20-vjecari i cili kishte disa vite që vuante nga një t u mor u shua sot.
Masa t u morale fillimisht u shfaq në kokë por pas disa muajsh u shpërnda në të gjithë trupin e tij. E njëjta sëmundje mori edhe babain e tij para disa vitesh. Në 2018-ën ai erdhi në Suedi që të kërkonte azil por sëmundja e tij mori zhvillim me shpejtësi dhe gjendja e tij përkeqësohej dita-ditës.
Ëndrra e tij e vetme ishte që të jetonte dhe të kishte një jetë normale si të gjithë. Por ajo mbeti vetëm një ëndërr, që nuk iu realizua kurrë. Ai l u ftoi shumë me sëmundjen e tij por nuk ia doli dot mbanë.
Sot në orët e para të mëngjesit (30 shtator 2019) ai ndërroi jetë dhe e la nënën e tij të vetme, të mbytur në lot. Në pamundësi të gjendjes ekonomike nëna e tij kërkon ndihmë financiare nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen që ta ndihmojnë me ndonjë shumë lekësh sado e vogël që të jetë, ajo që të mundet të marrë trupin e djalit të saj në Shqipëri, pasi shteti suedez kërkon një shumë prej 20 000 Eurosh për dërgimin e trupit të tij në Shqipëri.