Presidenti amerikane, Donald Trump ka paralajmëruar serish Kinën se do të përballet me pasoja nëse vërtetohet se ata jane qëllimisht përgjegjës për përhapjen e koronavirusit.
“Pandemia mund të ishte ndalur në Kinë, ku ajo filloi, por nuk ndodhi dhe tani vuajnë të gjithë për shkak të saj”, tha Trump gjatë një konference të përditshme për shtyp me Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata do të ishin me vetëdije përgjegjës, po, dua të them, atëherë i sigurt se duhet të ketë pasoja” tha Trump, duke mos sqaruar se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara.
Administrata Trump ka drejtuar akuza ndaj Kinës për mungesë transparence pasi koronavirusi u perhap shume në fund të vitit të kaluar në qytetin e kinez Wuhan.
Javen e kaluar Presidenti Trump pezulloi ndihmën për Organizatën Botërore të Shëndetit duke e akuzuar atë se nuk ka menaxhuar si duhet situatën.