Ish ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj kerkon qe Qeveria të përgatisë një strategji të re kundër Covid-19. Ish-ministri i Shendetesise thotë në një intervistë për A2 se shifrat janë rritur, por per te nuk ia kemi dalë të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura nga qeveria dhe institucionet përkatëse kundër pandemisë.
Si ish-ministër Shëndetësie, Beqaj ka disa sugjerime për pasardhësen e tij në këtë detyrë dhe kërkon me domosdoshmëri një strategji të re nga shtatori e në vijim:
“Do të propozoja që të mbylleshin baret e plazheve, të gjitha klubet e plazheve të mos lejonin grumbullimin dhe të ndalohen “shkuma-party”. Ndërkohë që në shtator do të ishte mirë që të bëhej një vlerësim i përhapjes së sëmundjes në të gjithë vendin për të përgatitur më qartë strategjinë për vjeshtën dhe dimrin”.