Spanja ka shënuar rekordin më të zi që prej shpërthimit të pandemisë.
Autoritetet e Shëndetësisë në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 832 persona të prekur me koronavirus.
Deri mëngjesin e së shtunës, në Spanjë kanë ndërruar jetë 5694 persona, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus.
Ndërsa numri i të prekurve ka arritur në mbi 70 mijë persona.