Humb jetën një kameramani shqiptar, i cili punonte në televizionin shtetëror në Maqedoninë e veriut pasi u diagnostifikua me Covid19.
Sipas mediave në Maqedoni, 51-vjeçari Shenoll Ahmeti ishte i punësuar në RTMV. Ai ishte diagnostikuar me koronavirus, ndërsa një javë më parë ishte i hospitalizuar.
Gjendja e tij ditët e fundit ishte përkeqësuar. Ahmeti sipas kolegëve të tij nuk kishte probleme shëndetësore.
Be First to Comment