Sezoni veror ka filluar me probleme për stacionet e plazheve në Shqipëri.Zonat bregdetare kanë pritur fluksin e parë të pushuesve për këtë sezon veror.






Po nga ana tjetër menaxhuesit e stacioneve të plazhit po përballen jo vetëm me çmimet e larta, por edhe mungesë të fuqisë punëtore.
Stafi që Gusti Hoxha, pronar i një stacioni plazhi në Spille, kishte të punësuar një vit më parë është larguar i gjithi nga Shqipëria.
Tashmë rekrutimi për sezonin e ri është bërë gjithnjë e më i vështirë.






Fare pak biznese kanë arritur të gjejnë staf pune, ndaj pjesa më e madhe e menaxherëve janë detyruar të punojnë vetë me orar të zgjatur.
Në plazhin e Spillesë janë 50 stacione që kanë marrë leje për shfrytëzimin e vijës bregdetare, megjithatë mungesa e fuqisë punëtore duket se do ta shoqërojë këtë sezon veror.
Be First to Comment