Presidenti i KE, Donald Tusk e quajti gabim mos dakordesimin e konsensusit për hapjen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai gjatë fjalimit në Parlamentin Europian për samitin e datës 18 tetorit, ai u shpreh se qëndrimin e tij ishte se BE bëri një gabim.
“Për mendimin tim, mosarritja e dakordesimit nga vendet anëtare ishte një gabim.
Uroj qe udheheqesit të marrin vendimin e duhur kur kjo temë të diskutohet sërish para samitit të majit në Zagreb”, deklaroi Donald Tusk.