15–vjeçari shkodran, Musa Baculi, pas betejës së madhe ka mundur të jetojë dhe nisë jetën sërish. Historia e tij preku zemrat e të gjithëve, pasi i shpëtoi mr ekullisht m bytjes në lumë, por që kjo i la pas oja të mëdha.
15-vjeçari qëndroi për muaj të tërë në koma, po mundi të ngrihej, pas kryerjes së disa operacioneve në Genoa të Italisë.
Imami i njohur, Elvis Naçi ka publikuar një foto të Musait, i cili sot mund të shijojë bukuritë e jetës, pasi është shëruar plotësisht.
“Mrekullia e bashkimit të shqiptarëve. Nuk do ta besoni por ky djali që ngjan kaq bukur është Musa Baculi, nga gjendja e k omes, ai tani shijon bukuritë e jetës! Kjo quhet thjesht mrekullia e bashkimit të Shqiptarëve.”, shprehet ai.
Çfarë i ndodhi Musait në 19 gusht të 2018?
Musai u shtrua në spital në gjendje shumë të rë ndë për jetën në datën 19 gusht 2018, pasi kishte rre zikuar seriozisht jetën në lum. Ai kaloi pneumoninë respirative pasi kishte pirë shumë ujë, më pas ai kaloi një patologji shumë të rëndë.
Sot Musai ka dalë nga problemet me pneumoninë, apo nga problemet infektoze, falë disa operacioneve. Për muaj të tërë ai bëri edhe terapi intesive, logopedi. Duhet të themi se për afro një vit qëndroi në ko ma.