Në lule të rinisë, një djalë i ri humbi jetën pas një aksidenti të rëndë, në Kosovë.
Ai ishte i fejuar. Përmes një mesazhi të shkurtër ngushëllimi, në lamtumirën e Egzon Kryeziut, e fejuara e tij ka gjetur këtë mënyrë për të shprehur dhimbjen e madhe.
Sot është varrosur, Egzon Kryeziu, i cili ndërroi jetë të shtunën në Stamboll ku shkoi për të mjekuar plagët, nga një aksident që pësoi pak muaj më parë.
Egzon Kryeziu ishte i fejuar me Erblina Kamerolli.
Në ditën e varrimit, ajo përmes një postimi të bërë në “story”, Instagram, ka publikuar një fotografi të Egzonit, në të cilën shihet i buzëqeshur.
Në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar fjalët, “Pusho i qetë engjëll”, duke e shprehur kështu dhimbjen e madhe për njeriun e zemrës.