Fotot që shihni tregojnë momentin e përplasjes së babait që humbi vajzen dhe të drejtuesit të gomones Arjan Tase.
Gjithashtu në një tjetër foto duket edhe momenti dramatik kur babai i vajzës së ndjerë ka rënë në tokë me dy duar në kokë, i tronditur nga humbja e vajzës.

Kujtojmë se dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones, ka qëndruar indiferent, por edhe i është kthyer ashpër prindërve të vajzës.
Ndërkohë ngjarja ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë. Ishte ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, që po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit, duke shkaktuar këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.
Be First to Comment