Lajmi “i fortë” nga mediat e boterore “Kim Jong Un ka nderruar jete”, ja gruaja qe do ti zere vendin


Në disa të njohura botërore, amerikane dhe jo vetem, po qarkullojnë lajme se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të ketë nderruar jete.

Lajmi me pare u raportua nga një televizion nga Hong-Kongu por po citohet nga New York Post, Daily Mail dhe media të tjera.

Më parë një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se diktatori ndodhet në “gjendje vegjetative” pasi ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në fillim të këtij muaji.

Zv/drejtori i një transmetuesi në Hong Kong, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbështetur nga Pekini, ka pretenduar se 36-vjeçari Kim Jong Un ka vdekur, duke cituar “një burim shumë të fortë”.

Motra e tij, Kim Yo-jong është ndër të vetmet politikane që mund të jetë e gatshme dhe e duhura për të marrë pushtetin.

Këtë javë Kina kishte dërguar te shteti fqinj një ekip mjekësor për të kontrolluar liderin komunist, që thuhej se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për herë të fundit Kim Jong Un është parë në publik më 11 prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *