Sipas Ministrise se Shendetesise, ne 24 orët e fundit janë konstatuar 158 raste të reja, 81 prej të cilave janë në Tiranë.
Ndërkohë, ahpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore në rrethet e tjera është si vijon: 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.
Gjithashtu raportohet për 2 pacientë që kanë humbur jetën, ndërsa 101 të tjerë janë të shtruar në spital. Nga këta, 17 janë në shërbim intensiv, kurse 4 të intubuar.
Të vdekurit janë një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.
ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 persona
Be First to Comment