Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga ditari u dy vajzave të familjes Josifi, të cilat u përfshinë në ngjarjen e Kombinatit.
E ftuar në studion e emisionit “Open”, Hoxha tha se ditarët e vajzave që janë gjetur brenda në banesë janë gjetur fraza të Biblës.
Ajo u ndërpre nga pastori Akil Pano, i cili ndërhyri për të shpjeguar se në asnjë rresht të Biblës nuk shkruhet që njeriu mund të ringjallet vete.
Ai shtoi se ringjallja ekziston, por në konotacionin e shpirtit, jo të trupit.
Pjesë nga biseda
Anila Hoxha: Flasin për Zotin, ja ku është edhe ditari me shënimet
Akil Pano: Është pjesë e dhiatës, duhet të keni në fund edhe citimin…
Anila Hoxha: Ja dhe pjesa e dhiatës që kanë mbajtur shënim!….
Akil Pano: Shiko…
Anila Hoxha: Më kupto…dua ta lexoj këtë pjesë…të gjithë duhet të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Eni kishte një pyetje që po na torturon të gjithëve. Pyetja e Enit dhe e të gjithëve që jemi këtu në tavolinë është se përse familja Josifi u shkëput nga besimi që kishte gjetur në Përmet.
Akil Pano: Jo jo në Përmet janë njohur, besoj se Blerta pasi të shërohet mendërisht dhe psikologjikisht, duhet të shpjegojë gjithçka. Në asnjë rresht të Biblës nuk predikohet vetëflijimi.
Anila Hoxha: Në shtëpinë e tyre është gjetur Bibla…dhe ata thonin që Bibla jonë na thoshte ta lyenim motrën me uthull.
Iris Luarasi: Puna është se duhet të sqarojmë edhe diçka. Dëshmitarët e Jehovait janë përfolur shumë herë në media për përfshirje dhe nxitje të vetëvrasjeve të shumë njerëzve.
Akil Pano: Unë fola që në fillim për Rilindjen dhe Ringjalljen. Jo të këtij trupi, ky trup do të kalbet dhe do të hidhet në dhe. E dini çfarë shprehjeje përdorim ne në varreza? Që trupin e fusim në tokë, ndërsa shpirtin ja japim Zotit, atij që na dha jetën. Nuk mundet ai që beson vërtet në Zot, të vetëflijohet.
Be First to Comment