‘Gati brenda 2021’, Kryeministri Edi Rama jep lajmin e madh


Ne një status ne Facebook, kreu i qeverise, Edi Rama, tregoi se brenda vitit 2021 do të jenë gati 143 shkolla të reja.

Ai shkruan se shkollat do të jenë me standarte europiane, në vend të godinave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Njoftimi:

Kënaqësi e madhe dalja mbi kuotën zero e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e Shkollave .

26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e shkollës “Kajo Karafili” të Maminasit, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë.

143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *