Skip to content

E FUNDIT/ Kryeministri Rama njofton lehtësimin e masave, si do të lëvizet me makina dhe kush ndëshkohet

Gjate nje transmetimi “live” nga Facebook, kryeministri Rama tregoi masat e reja për qarkullimin gjatë shtetrrethimit. Gjatë fjalës së tij, Rama sqaroi se do të lejohet qarkullimi me makina private, por nuk do të lejohet marrja e njerëzve në makinë.

Gjithashtu, edhe marrja e të moshuarve në makinë do të jetë e ndëshkueshme. Rama shtoi se do të shtohet orar për lëvizje ndërsa për personat që do të thyejnë rregullat do të ketë ndëshkime të rrepta.

Personat që marrin leje-dalje do kenë mundësi të lëvizin për 90 minuta dhe jo për një orë siç ishte rregulli më parë.

Gjithashtu, do të jetë e mundur kryerja e pazareve me automjet privat, por rregullat për mos pasjen e pasagjerëve në automjet vijojnë të mbeten të njëjtat.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se hapaja e aktiviteteve që janë të ndaluara, si baret apo restorante, do të dënohet me ndalim lirie dhe konfiskim të gjithçkaje që mund të ketë lokali.

Published inNews

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *