Mediat e medha amerikane po flasin këto dite mbi një raport të shërbimeve inteligjente që i është dorëzuar Shtëpisë së Bardhë.
Sipas zyrtarëve që kanë folur fillimisht për agjensinë, Bloomberg, raporti sekret, tregon se Kina ka gënjyer lidhur me numrin e viktimave dhe të të prekurve, me qëllim.
CIA ka arritur në përfundimin se autoritetet kineze me dashje i kanë ulur shifrat dhe nuk kanë raportuar të dhënat e sakta.
Analistët thonë se kjo ka shkaktuar shumë dëme, pasi bota do ta merrte më seriozisht nëse do të kishte transparencë në Kinë.
Vetëm me efektin që dha më tej pandemia në Itali, u ndërgjegjësuan si duhet shtetet e tjera.
Administrata amerikane po ashtu mendon se edhe Rusia, Irani dhe Korea e Veriut, nuk bëjnë transparencë dhe nuk japin informacione të sakta lidhur me të prekurit nga koronavirus në vendet e tyre.