U përplas duke ecur në trotuar nga shoferja 29-vjeçare, ndërron jetë në spital 60-vjeçari nga Tirana


60-vjeçari me emrin Begzan Hysa i cili mbeti i plagosur pasditen e djeshme në një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit”, ka ndërruar jetë sot në spital.

Ai nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra, pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë, i cili u shkaktua nga 29-vjeçarja Elinta Garo.

Kjo u fundit u arrestua sot nga Policia e Tiranës. Mësohet e dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçarja, Elinta Garo, ka qënë duke drejtuar mjetin e saj kur dyshohet se përdorimi i telefonit ka bërë që mjeti të humbte drejtimin dukë përplasur fillimisht një 27- vjeçare, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.

Në gjendje të traumatizuar, 29-vjeçarja pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *