Shuhet mjeshtri i humorit Gezim Kruja ne moshen 80 vjecare


Një lajm i trishtë sot për artin shqiptar vjen nga Shkodra… Në moshën 80-vjeçare, është ndarë nga jeta aktori i madh Gëzim Kruja.

Ai ishte një nga aktorët më të njohur të humorit shqiptar që bëri të qeshë për vite me radhë publikun.

I lindur në Shkodër, në vitin 1939, ai e nisi karrierën humoristike që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958.

Më pas vazhdoi aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja mbaroi në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe plot 52 vite ushtroi profesionin e tij.

Në vitin 2004  mori titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 mori titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *