Rudina Xhunga befason me deklaratën: Pas asaj qe i beme Italise, ja çfarë do ndodhë në verë në Shqipëri


MOderatorja dhe gazetarja Rudina Xhunga ka analizuar zhvillimet e aktualitetit ne Shqiperi. Xhunga nuk la pa permendur dhe vendimin e Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali duke u shprehur se është habitur kur e ka mësuar këtë lajm.

Sipas Xhunges, italianët do të na e kthejnë këtë akt, pasi këtë vit do të ketë më shumë se kurrë italianë në Shqipëri, të cilët sipas Xhungës, do të vijnë për të na parë nga afër ne shqiptarëve dhe vendin tonë.

“Shqiptarët në thelb janë njerëz të mirë. Unë jam prekur, kur pashë te Corriere që Shqipëria ka cuar mjekë në Itali. Nuk më besohej që kjo ishte e mundur. Nuk është e rëndësishme çfarë themi ne për këtë veprim, por çfarë do të ndodhë pas kësaj. Italianët në verë do të zbarkojnë te ne. Keni për ta parë Vlorën dhe do të habiteni. Këta njerëz që u habitën nga veprimi jonë, do vijnë të na shohin nga afër, në Vlorë, në Durrës. Do ketë kaq shumë italianë këtë vit, sa do të habiteni sa shumë të mira do të kemi nga një akt i tillë.Ata 30 veta që kanë shkuar në Itali, kanë shkuar në luftë, ku nuk dihet nëse vjen apo jo gjallë.

Nuk e di pse e kanë bërë ata mjekë, por ky akt do të na kthehet. 30 mjekë e infermierë asgjë s’do të shtonin, por treguan një zemër të hapur, një shtet të vogël, që thotë se ‘unë jam këtu’. Unë jam pro çdo gjëje që thonë mjekët këto kohë, ju përulem atyre.Këto kam zbuluar se sa shumë shqiptarë, mjekë, kemi kudo nëpër botë. Ndërsa fakti që 30 mjekë shkuan atje të bën të mendosh që ja kemi dalë ne shqiptarët, që nga ajo koha kur mbushnim anijet, tani shkojmë për t’u trajnuar, për të ndihmuar. Kështu që këto periudhat e këqija na bëjnë të ndajmë edhe kujtime, të mendojmë se ne kemi ecur. Edhe kjo që po ndodh do na bëjë shumë më kreativë.Ata mjekë që ikën janë 30 shqiptarë të mrekullueshëm. Edhe ata që rrinë në shtëpi janë shqiptarë të mrekullueshëm, sepse i ndihmojnë mos shpërndarjes së koronavirusit”, tha Xhunga në News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *