Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin ditën e sotme pasi një 25-vjeçare dhe djali i saj 6-vjeçar humbën jetën në lumin Osum. Klaudja Xhaferaj po kthehej nga spitali me djalin e saj kur një parakalim i gabuar bëri që të humbiste kontrollin dhe të përfundonte në lumë. Pavarësisht përpjekjes së qytetarëve për t’i shpëtuar, nënë e bir u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Burime bëjnë të ditur se 25-vjeçarja ka lënë pas dhe një djalë të vogël 2-vjeçar.
Be First to Comment