Plas gallata/ Burri i shkruan Rames: Lava pjatat, pastrova shtëpinë. A mund të dal. Pergjigja epike e kryeministrit


Kreu i qeverise ka vendosur ashtu si nje jave me pare, që të dielën paradite të dalin për ajrosje nënat dhe fëmijët, duke lënë kështu burrat në shtëpi. 

Madje me ironi Rama ka deklaruar se burrat përveçse të rrinë në shtëpi të bëjnë dhe punët e shtëpisë.

Një person i ka komentuar Ramës ku i thotë se sot i ka zbatuar të gjitha rregullat që ai kishte vendosur, ka pastruar shtëpinë, ka larë pjatat.. deri tek gjella.Në fund pasi i tregoi ç’kishte bërë i ka kërkoi leje që të dalë. Mirëpo komenti i Ramës ishte epik i cili i tha të mos lëvizë nga vendi dhe të fillojë me larjen e xhamave.

Replikat:

Komentuesi: Mirëmëngjes zoti kryeministër. Sipas rregullave që ju keni vendosur për sot i zbatova të gjitha.

Pastrova shtëpinë, lava pjatat, rregullova rrobat dhe kam bërë dhe kam gati edhe gjellën për drekë. Me lejen tënde të dal dhe unë pak jashtë.

Rama: Mos luaj vendit dhe fillo e laj xhamat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *