Pas 25 vitesh së bashku, çifti i famshëm italian Sonia Bruganelli dhe Paolo Bonolis i kanë dhënën fund martesës së tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë prezantuesi televizi, Bonolis. Ai shkroi në rrjetet sociale se: “Ne jemi të ndarë, por jemi më të bashkuar se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi për familjen tonë, për njëri-tjetrin. Ndjenja është e fortë, por nuk është më ajo që na afroi”.
Ata thanë se vendosën që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare, jo për shkak të tradhtisë, por e ndjenjat për njëri-tjetrin nuk ishin më si në fillim. Bruganelli dhe Paolo Bonolis janë prindër të tre fëmijëve.
Be First to Comment