Papa, ka reaguar se fundmi në fjalën e tij duke u shprehur i shqetësuar për vaksinën. Jo për krijimin e saj, por në lidhje me përparësinë se kush do të vaksinohet i pari, sapo ajo të konfirmohet.
“Do të ishte e trishtë nëse të pasurit do të kishin përparësi për t’u vaksinuar. Do të ishte e trishtë nëse vaksina nuk do të ishte për të gjithë, por për një grup njerëzish të caktuar. Përgjigja ndaj pandemisë është e dyfishtë: nga njëra anë të gjesh kurën për virusin e vërtetë që ka gjunjëzuar botën dhe nga ana tjetër, ne duhet të kurojmë një tjetër virus të madh atë të padrejtësive shoqërore, dhe mungesën e mbrojtjes së më të dobtëve”, është shprehur Papa