Nxënësit ngacmojne dhe hedhin mësuesen nga karrigia, videon qe po shperndahet në rrjetet sociale


Publiku në Serbi u zemërua pasi u shfaq një video që tregonte nxënësit e Shkollës Teknike në Trstenik duke ngacmuar një mësuese.

Ngjarja e dhunës ndaj mësueses ka ndodhur pak ditë më parë. Drejtoresha e shkollës tha se ndaj nxënësve që morën pjesë, e incizuan dhe e shpërndanë videon në rrjetet sociale janë iniciuar të gjitha masat disiplinore.

Ky nuk është një rast i izoluar. Në Smederevska Palanka vitin e kaluar, një nxënës i shkollës fillore sulmoi dhe preu me thikë një mësues matematike. Në Bor, në vitin 2020, një mësuese e edukimit fizik ka pësuar lëndime të lehta pasi është sulmuar nga një nxënës në shkallët e shkollës. Në Sremska Mitrovicë në vitin 2019, gjatë orëve të mësimit, një nxënës i klasës së 8-të sulmoi fizikisht dhe plagosi drejtorin e shkollës. Në Uzhice të njëjtin vit, një mësues u rrah nga një ish-nxënës, i cili gjithashtu kërcënoi dy mësuese të një shkolle të mesme. Në Beograd në vitin 2019, një mësues që tentoi të ndante dy nxënës u godit me grusht në kokë nga njëri prej tyre.

Aleksandar Markov nga Forumi i Gjimnazit të Beogradit e ka komentuar dhunën ndaj mësuesve si të tmerrshme dhe ka shtuar se rasti përveç procedurës disiplinore është dashur të raportohet në polici.

“Këtu përveç indisiplinës shkollore, keni edhe elemente të dhunës psikologjike dhe fizike. Një koleg është në punë që mund të rezultojë me dënime penale për nxënësit në disa procedura penale”, tha Markov.

Biljana Lajoviq, psikologe e cila me vite është marrë me problemin e dhunës në shkolla, thotë se ky është një nga hapat, por duhet parë se çfarë po bëhet me fëmijët që të mos ketë sjellje të tilla.

“Për mendimin tim, çështja e vendosjes së kufijve para fëmijëve lind gjithmonë. Të rriturit kudo ku takohen me fëmijë, vendosin kufij për atë që mund dhe nuk mund të bëjnë. Duhet të jetë pa mëdyshje e qartë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë, por jo me dhunë fizike sepse fëmijët mësojnë sipas modelit dhe kur dalin nga ajo situatë sillen në mënyrë agresive”, tha Lajoviq.

VIDEO


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *