Ata kanë kaluar tashme edhe Italinë, për numrin më të madh të humbjeve te jeteve për koronavirusin në botë.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, paraditen e sotme, në SHBA kishte 20 580 jete te humbura nga koronavirusi.

Në të njëjtën kohë, Italia ka raportuar 19 468 jete te humbura.
SHBA-të janë vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve me më shumë se 533 mijë raste me koronavirus.
Amerika ka pothuajse një të tretën e numrit të të infektuarve në botë.
Be First to Comment