Në Gjermani gjithnjë e më shumë persona po dje gin kartat e tyre të identitetit në furrat me mikrovalë. Ky është një lloj rebelimi në masë, pas një videoje në YouTube, ku sugjerohet se “djegia” e çipit RFID, i cili ndodhet në kartat elektronike të identitetit.
Është pikërisht ky elementi që sipas aktivistëve, i mundëson qeverisë dhe agjencive që të kontrollojnë lëvizjet dhe të dhënat e qytetarëve, pa u kuptuar prej tyre.
Kjo shihet si tendencë, për frenimin e çipit, i cili tashmë ka shkaktuar probleme për disa persona, përfshirë arrestimin e një burri në aeroportin e Frankfurtit.
Megjithatë, shumë ekspertë kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur pamundësinë që qeveritë të ndjekin lëvizjet e njerëzve nëpër çipa të vegjël të futur në kartat elektronike të identitetit.
Për më tepër, në Gjermani akti i gjurmimit të dokumenteve konsiderohet një krim shumë i rëndë, kështu që kushdo që neutralizon çipin rrezikon shumë.
Përkundër kësaj, vala e kundërmasave kundër mbikëqyrjes masive duket të jetë e pandalshme. Në dallim nga shumë vende, në Gjermani karta elektronike e identitetit tani është standard për të gjithë qytetarët, shkruan noa.al.
E prezantuar në vitin 2010, aktualisht përdoret në të gjithë vendin dhe karakteristikat e saj – përfshirë politikën e privatësisë – përshkruhen në një portal të krijuar posaçërisht nga qeveria.