Ndryshon moti/ Meteorologia tregon cfarë ndodh nga sot deri ne datën 23 nëntor


Pjesa më e madhe e reshjeve ka rënë gjatë natës dhe ditën e sotme do të kemi mundësi të shohim edhe kthjellime.

Por sipas meteorologes Lajda Porja reshjet mbeten prezente në pjesë të mirë të territorit shqiptare. Më sumë janë të fokusuara në veri-perëndim, por më shumë në zonat lindor. Ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë, kryesisht në zonat jugor do të ketë reshje në sasi krejt të pakta.

Sot vonë pasdite pritet një përmirësim i kushteve të motit, por i përkohshëm. Pasi reshjet do të na shoqërojnë për 3-4 ditë me rradhë në të gjithë territorin.

Përsa i përket vlerave temrike, sot ka shënuar një rritje e lehtë në të gjithë vendin. Nga 6-14 gradë celcius luhaten vlerat minimale të mëngjesit të sotëm.


Gjatë orëve të mesditës duke qenë se vranësirat do të jenë preznte, reshjet do të jenë të pakta nga mesdita dhe në vijim, kemi një rënie të lehtë të vlerave termike. 10-14 gradë celcius do të shënojë mesditën e sotme në zonat malore, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Ndërsa termometri i mesditës luhatet në 17-20 gradë celcius në shtrirjen perëndimore.


Pas mesditës së të premtes nis rënia e ndjeshme e temperaturave e cila do të jetë mjaft e ndjeshme, kjo rënie temperatura pasohet edhe javën e ardhshme. Reshjet janë kryefjalë e këtyre ditëve, nga sot deri rreth datës 22-23 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *