NGA MENTOR KIKIA/ Popull servil e pa shtylle kurrizore! Gjithnje e me shume binden, fort madje, se ne kete vend punet kane ecur mbrapsht jo per faj te udheheqesve.
Eshte populli! E di qe do me kritikoni, por une them serish me bindje se eshte populli. Me popull servil, lapangjoz e pa shtylle kurrizore nuk mund te gjesh. Nuk ka ngelur udheheqes, mashtrues e delenxhi pa i kenduar kenge, me saze, me iso, me cifteli, me daulle….
I kenduam Enverit dhe Mehmetit sa na doli rryli i fytit. Me pas Fatos Nanos, Sali Berishes, Ilir Metes, Sudes e Rrapush Xhaferrit. Ka 10 vjet qe i kendojme Edi Rames. Per cdo km rruge qe ben e per cdo kanal qe pastrohet ka nga nje kenge
Madje ia kenduan nje edhe Erdoganit, xhaxhait tone te madh. Sot i kane kenduar kenge Rames, Belindes dhe Damianit per lotin e pare te rruges Kardhiq-Delvine.
Jane edhe tre lote(segmente), beni gati kenget e tjera o fyej. Ne me gjeni nje popull te dyte si ky, une mbyll gojen, syte dhe hundet.
Kenga kushton shume – thote Kadareja diku. Ndersa ne ta kendojne edhe per nje byrek me dhalle.
Une perfundimisht them se ne meritojme jo te vidhemi e te shtypemi. Por udheheqesit mund te na vijne dere me dere e te na pshurrin mengjes per mengjes.