Kryeministri flet për shkollat dhe jep lajmin e mirë: Zgjaten fashat orare , lirohet lëvizja me mjete


Kreu i qeverise Edi Rama me ane te “Facebook” dha njoftimin rreth masave dhe vijimit të situatës ne vendin tone.

“Thjeshtë le të shikojë ca bëhet rreth e rrotull. Armiku nuk ikën po nuk doli vaksina. Hapja duhet të jetë graduale, vigjilenca duhet të jetë maksimale dhe imponimi i rregullave duhet të vijojë ndryshe gjithcka bëmë humbet cdo vlerë.

E di që ju kanë lodhur lejet, kufizimet dhe ndryshimet, por kjo është dhimbje koke, jo vetëm për ju. Javën e ardhshme do të rrisim orarin e daljes së në pazar. Do të hapim dhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi. Nga e hëna 4 maj do të lehtësojmë lëvizjet brenda qyteteve’, deklaroi Rama.

Me tej tha se ‘Deri në fillim jave tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet, vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Dmth të gjithë ende nuk kas një konkluzion për arsimin dhe turizmin.

Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *