Kjo eshte arsyeja pse mijera shqiptarë po dynden drejt Greqisë, pas 16 gushtit…


Prej kater ditësh me radhë, mijëra qytetarë shqiptarë ndodhen në mes të katër rrugëve, në anën shqiptare të doganës së Kakavijës.

Ata presin të kalojnë kufirin për në vendin ku jetojnë dhe punojnë, pas pushimeve pranë të afërmve në vendlindje. Por masat kufizuese të vendosura nga qeveria greke kanë shkaktuar një situatë kaotike dhe të paparë prej disa vitesh.

Dogana greke ndërpret punën çdo natë në orën 22:00 e deri në orën 06:00. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh deri në 20 km. Faktor tjetër që shkakton këtë vonesë janë autoritetet shëndetësore greke të cilat i bëjnë tamponin të gjithë udhëtarëve që hyjnë në territorin e Greqisë.

Por çfarë e ka sjellë këtë dyndje drejt kufirit grek?
Athina ka njoftuar shtrëngimin e masave kufizuese pas datës 16 gusht, për shkak të koronavirusit. Kushdo që do të hyjë nga Shqipëria do të jetë i detyruar të qëndrojë për 7 ditë në karantinë. Për të shmangur karantinën 7 ditore, qytetarët shqiptarë po tentojnë të kalojnë kufirin përpara mesnatës së sotme.

Kjo është edhe arsyeja e dyndjeve drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë. Masat kufizuese nga ana e autoriteteve greke do të zgjasin deri në datën 31 gusht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *