Italia merr masa te reja, testi i Covid behet i detyrueshëm për udhëtarët nga keto 4 shtete


Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se udhëtarët që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të përballen me testimin e detyrueshëm për COVID-19.

“Masa, në fuqi nga sot, vlen për të gjitha rajonet e vendit, deri më 7 shtator”, deklaroi ministri.

Ai sqaroi se udhëtarët duhet të paraqesin një provë negative për koronavirusin, e cila është kryer brenda 72 orëve të fundit. Një alternativë tjetër është që ata të bëjnë testin pas mbërritjes, brenda 48 orëve, në autoritetin lokal shëndetësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *