News

Ishte i martuar në Angli, dalin te tjera detaje per Indrit Bajraktari. Flasin familjaret: Nuk kishte asnjë lidhje me vajzën

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në plazhin e Velipojës, ku u gjet e pajetë 17-vjeçarja Enisa Doda, pasi kishte dalë për një xhiro me skaf me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i cili më pas është arestuar nga policia.

Sipas Abcnews, Indrit Bajraktari, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez. Ky detaj ka ngritur akoma më shumë mister rreth ngjarjes tragjike që i mori jetën adoleshentes dy ditë më parë.

Familjaret e vajzes shprehen për mediat, jashtë kamerave, se Bajraktari ishte thjesht drejtuesi i motorit, ndërsa Enisa kishte qenë në motor edhe me dy vajza të tjera. Sipas familjarëve, vajzat e tjera, kanë filluar të kërkojnë për 17-vjeçaren, vetëm kur kanë parë që Enisa Doda mungonte në motor.

“Indrit Bajraktari nuk kishte asnjë lidhje me vajzën tonë. S’është se ishin njohur siç është thënë në lajme, as nuk kanë dalë si të dashur. Enisa ka qenë në motor bashkë me dy vajza të tjera, ndërsa Indriti ka qenë thjesht drejtuesi i motorit. Shoqet e saj janë shqetësuar kur kanë parë që Enisa mungonte, dhe më pas kanë filluar të kërkojnë për të,”– mësohet se janë shprehur ata.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News