Harrojini ditet e freskëta, ja si do te jete moti ne gjysmen e dytë te muajit Gusht


Harrojeni freskun për të paktën dy javë. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë gjysmës së dytë të muajit Gusht.

Të gjithë ata që kanë planifikuar të pushojnë në bregdet, temperaturat do të arrijnë deri në 38-39 gradë Celcius.

“15 ditëshi i dytë i muajit Gusht do të jetë kryesisht me kthjellime përsa i përket zonave bregdetare, ku priten që dhe vlerat maksimale të ngjiten në 38 gradë Celcius, apo në ndonjë ditë të veçantë në 39 gradë Celsius”.

Pasditet do të jenë të freskëta. Por sërish muaji Gusht do të mbyllet me temperatura deri në 4 gradë mbi normalen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *