Erdhi nga Italia per pushime, 35 vjeçarja vdes gjatë heqjes së dhëmbit, la pas 4 fëmijë të mitur


Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë.

Asaj i ishte komplikuar gjendja shëndetësore për çka ishte dërguar në QKUK, ku kishte ndërruar jetë.

Siç mëson media, bëhet fjalë për qytetaren Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës, e cila  jetonte në Itali, dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje. Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.

Sipas raportit policor për këtë rast janë arrestuar dy mjekë, një grua dhe një burrë. Siç ka mësuar Gazeta10, dy të arrestuarit janë motër dhe vëlla.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *