Doni të udhtëtoni jashte, ja udhezimet e fundit që vijnë nga BE


Pasi Europa u kthye në vatrën e koronavirusit, të gjitha shtetet tashme i anuluan fluturimet e tyre, teksa Komisioni Europian vendosi të mbyll kufijtë duke mos lejuar lëvizjet brenda zonës Schengen.

Mirëpo, teksa verehet se në disa vende situata duket se po shkon drejt përmirësimit, të shumtë janë ata persona që po pyesin se ku do të rikthehen fluturime.

Së fundmi, Reuters raporton se Komisioni Europian e parashikon një vendim të tillë, por sigurisht me masa strikte.
“KE do të paraqesë muajin e ardhshëm një sërë rregullash për rihapjen e sigurtë të udhëtimeve ajrore kur të mbarojnë bllokimet e pandemisë së koronavìrusit, përfshirë distancimin shoqëror në aeroporte dhe në aeroplane.”, tha shefi i transportit të Bashkimit Europian, Adina Valean.

Sipas Alean, disa rregulla të distancimit social në aeroporte dhe brenda aeroplanit do të duhet të respektohen për të garantuar sigurinë e udhëtarëve, duke shtuar me tej se masat, do të përfshijnë edhe veshjen e maskave të fytyrës dhe dezìnfektìmin e aeroplanëve e aeroporteve.

Nga financiare, padyshim qe ashtu si çdo biznes tjetër linjat ajrore kanë pësuar një godìtje të fortë nga COVID-19, teksa Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka vlerësuar se krìza mund t’i kushtojë linjave ajrore në total një shumë prej 314 miliardë dollarë.

Mirëpo, lidhur me pyetjen se kur do mund të udhëtojmë sërish nëpërmjet linjave ajrore, Valean thotë se
“Nuk mund të them tani kur kjo do të fillojë të ndodhë sepse ne duhet të dëgjojmë këshillat e specialistëve të shëndetit përpara së gjithash”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *