Deri të premten 33 gradë, pastaj.. Sinoptikanja zbulon parashikimin e motit, ja kur rikthehet i nxehti afrikan..


Masat ajrore të freskëta në vend do të jenë edhe këtë javë në vendin tonë. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha se duke filluar nga e marta do ketë rritje të lehtë të temperaturave, me vlera që pritet të arrijnë në 33 gradë të premten.

“Kanë vijuar masat ajrore më të freskëta nga veriu i Evropës që kanë zbritur nga Evropa Qendrore drejtpërsëdrejti në Shqipëri dhe rajon, duke sjellë freskim të motit. Jo vetëm në fundjavë, por edhe në fillim të kësaj jave, ku minimalet janë 10 apo 11 gradë në qytete, në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulëta.

Është vërtet freskët sidomos mëngjesi dhe darka. Maksimalet pritet të regjistrohen deri në 31 gradë, temperatura tipike te korrikut per vendin tone. Nga e marta deri të premten do ketë rritje, deri në 33 gradë”, u shpreh ajo.

Porja theksoi se në fundjavë do të jetë mot më i ngrohtë, pasi do të vijnë masat ajrore nga veriu i Afrikës te cilat do te sjellin temperatura me te larta qe do te na shoqerojne pergjate javes qe vijon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *