Organizata Boterore e Shendetesise ka publikuar disa fakte të reja për koronavirusin, pas lajmeve të shumta nga mediat e huaja.
Një prej tyre thekson se pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm, ndryshe nga ç’mund të thuhet, nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Po ashtu edhe në lidhje me rritjen e temperaturave apo imuniteti ndaj pandemisë.
OBSH shkruan:
FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi i ri nuk do të thotë se do ta kesh sëmundjen për gjithë jetën.
FAKT: Ekspozimi ndaj diellit apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C nuk e parandalon COVID-19.
FAKT: Pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.