Një aksident masiv është shënuar herët mëngjesin e sotëm në Itali, ku është përfshirë një autobus dhe 5 makina.
Mediat italiane deri më tani raportojnë për 1 viktimë dhe 14 të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa.
Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ky aksident tragjik në Itali. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat dhe zjarrfikëset të cilat po nxjerrin nga autobusi pasagjerët që nuk kanë mundur të dalin nga mjeti.
Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.