Vala e dyte e pandemise, nje tjeter shtet europian mbyll kufijtë per te huajt


Pasi Hungaria deklaroi se do të mbyllë kufijtë e saj me të huajt nga 1 shtatori për të frenuar një rritje të metejshme te infeksioneve me koronavirus, edhe Qeveria ukrainase ka ashpërsuar masat e izolimit, duke përfshirë mbylljen e kufijve për të shtetasit e huaj, teksa tenton të parandalojë shpërthime të reja të koronavirusit.

Vendimi për mbylljen e kufijve, është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Përveç kësaj, masat e karantinës janë shtyrë edhe për dy muaj tjetër, deri më 31 tetor.

“Rritja e numrit të rasteve në javët e fundit na ka detyruar të veprojmë me më vendosmëri”, ka thënë kryeministri, Denys Shmygal.

Të huajve që kanë leje të punës në Ukrainë dhe atyre që kalojnë tranzit nëpër këtë shtet, për më pak se dy ditë, do t’iu mundësohet hyrja. Po ashtu në këtë vend, do të mund të hyjnë edhe studentët e huaj, personeli ushtarak si dhe punonjës të organizatave ndërkombëtare.

Deri më tani, Ukraina ka regjistruar 114,500 persona të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 2,450 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *