Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkruan historinë, momenti kur debuton me Juventusin


E shtuna e 1 gushtit do të mbahet mend për futbollistin shqiptar, Xhiakomo Vrioni.

Shqiptari 21-vjeçar i cili ka shkëlqyer te skuadra e Juventusit U23, dje debutoi në ekipin e parë të bardhezinjve.

Luhej minuta e 79-të kur shqiptari mori vendin e Gonzalo Higuainit.

Vrioni me të drejtë nuk mund ta largojë dot buzëqeshjen nga fytyra e tij, që është një tregues i qartë i rëndësisë që ka ky debutim për lojtarin e shpresave kuqezi.

Më poshtë momenti emocionues për sulmuesin shqiptar: VIDEO


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *