Një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter tronditi vendin të shtunën pasdite duke shkaktuar dëmtimin e qindra ndërtesave, si dhe lëndime të lehta tek mbi 100 persona.
Zonat më të prekura nga lëkundjet ishin qyteti i Durrësit, ku ishte epiqendra dhe Tirana.
Fatmirësisht nga tërmeti që goditi vendin nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndonëse ishte më i fuqishmi që ka goditur vendin në 30 vitet e fundit.
Ndërkohë për të bërë një analogji, e për të treguar sa me “fat” kemi qenë, mjafton të shohim se çfarë shkaktoi një tërmet me të njëjtin intensitet në Pakistan, që u regjistrua mesditën e sotme.
Deri më tani nga tërmeti i fuqishëm në shtetin aziatik janë raportuar 4 viktima dhe 76 persona të plagosur, ndërkohë dëmet materiale nuk kanë t ë krahasuar me ato që u shkaktuan në Shqipëri.
Mediat vendase theksojnë se numri i viktimave mund të rritet nga ora në orë, pasi rezultojnë edhe shumë persona të zhdukur.
Sipas Departamentit Meteorologjik të Pakistanit, epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit malor Jehlum në provincën Punxhab.


Banorët raportuan se dridhjet në Islamabad ishin të fuqishme duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në rrugë.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, pasojat e tërmetit janë vërtetë të frikshme.
Be First to Comment