News

Nëna e 15 vjecarit nxjerr bllof Ardi Veliun: Video është marre nga një film, me prishi imazhin! Ja cfare do ti bej..

Pas videos se publikuar nga Drejtori i policise se shtetit, Ardi Veliu, ka reaguar nena e djalit 15 vjecar. Në një intervistë për Abc News, ajo shprehet se ka qenë aktore në një film dhe sekuenca e shfaqur nga drejtori i policisë, është nga prapaskenat e filmit.

Unë e përgënjeshtroj këtë që ka nxjerrë Ardi Veliu, pasi është vjedhur nga FB im dhe është pjesë e marrë nga prapaskenat e një filmi, “Dashuria s’mjafton”, e regjisorit Drilon Hoxha, ku unë jam protagoniste. Krerët tanë nuk marrin vesh nga arti.

Ardi Veliu të mësojë të ndajë gjinitë, duke folur për fëmijën tim, thoshte “ajo”, unë kam një djalë dy metra. Vjen nga një nënë që e kam rritur me mund e me djersë”, deklaroi nëna e djalit .

Nga një ana të vjen keq por edhe për të qeshur për reagimin e tyre.

Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë se në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar.

Këto momente nuk ndihem derisa të dalë e drejta. Le t’i marrin videot nuk kam turp nga ato që kam bërë në jetë. Kam qenë në Big Brother, dhe në shfaqje të tjera por këta nuk dinë nga kultura.

Nuk më ka ardhur asnjë gjobë për djalin. Janë përgënjeshtrime këto që po thonë. Djali vazhdon me trajnime me psikologun. Veliu të shkojë të pyesë se ku luan fëmija im. Nuk do rri pa e denoncuar këtë prishje imazhi, do shkoj në prokurori”, tha Çobo

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

1 Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News