News

“Gjysmën e parë e kaluam”/ Mjeku Pipero: Përgatituni për pjesën tjetër kur..

Kur përfundon kjo situatë e shkaktuar nga koronavirusi dhe si do të evolojë procesi i zbutjes së masave?

“Është e pamundur parashikimi. Ne studiojmë ecurinë e kurbave dhe shikojmë ecurinë vendet e tjera, Kina, Italia, Franca, Amerika, etj. Në opinionin tim, jo parashikim, por opinion, është që ecuria e pandemisë ka qenë e zbutur, numrat janë në rënie, t’ia lëmë kohës ta vërtetojë.

E pamundur të parashikojmë kur do të shuhet tërësisht. Epidemia do të quhet e tejkaluar më së paku 4 muaj nga fillimi, por një muaj duhet pa raste të reja.

Nëse do të konsideronim fundin e qershorit, do të thotë nga fundi i majit në fund të qershorit nuk duhet të ketë asnjë rast për ta cilësuar të tejkaluar, po ashtu edhe në vendet e tjera, pasi bota është e hapur.

Ne duhet të përgatitemi për një zgjatje, gjysmë të dytë relativisht të gjatë, duke konsideruar se gjysma e parë unë e quaj të kaluar. Në këtë këndvështrim duhet që edhe për disa javë të jemi vigjilentë. Të respektohen vendimet e marra nga qeveria. Këtu do të kalojë me më pak dhimbje se në vendin tonë” tha ai.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News