Ylli Merja tregon Ilaçin për reumatizmën, mykun dhe kolesterolin

Plazhi mund të jetë shumë i dobishëm për ne, emocionalisht dhe fizikisht. Për shumë njerëz, pa e kuptuar, të bërit plazh mund të jetë kura më e mirë kur janë të shqetësuar, të lodhur apo të stresuar. Por plazhi, rëra, deti dhe rrezet e diellit janë gjithashtu një ‘ilaç’ apo kurë natyrale për një sërë problematikash shëndetësore. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm. Ndërsa uji i detit është i pasur me shumë minerale të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e kushteve të lëkurës si ekzema e myku, apo me probleme në sinuse, temperatura, etj. Nga ana tjetër, noti është një ushtrim që ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor dhe fizik. Ndërkohë, rëra është një eksfoliant natyral dhe mund të largojë lëkurën e vdekur nga këmbët tona. Akti i vendosjes së këmbëve në rërë të ngrohtë është një terapi e mrekullueshme për një sërë sëmundjesh varikoze dhe reumatizmale. Në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e mjekësisë bimore Ylli Merja, flasim për të gjitha përfitimet që marrim nga rrezatimi diellor dhe deti.

“Ne, jo më kot themi se tre mjekët e mëdhenj janë: dielli, uji dhe ajri. Nënkuptohet që rrezatimi diellor në kohën më të përshtatshme të tij, në kohën më të mirë është periudha Qershor – Shtator. Rrezatimi diellor përbëhet nga UVA dhe UVB. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm. Kjo kalon në dy faza: hidroksilimi i parë- mëlçia konverton vitaminën D në kalcidiol; hidroksilimi i dytë- kalcidioli kthehet në kalcitriol” shprehet specialisti Merja, i cili thekson se përmirësohet qarkullimi i gjakut, ulet kolesteroli, ulet tensioni i lartë, përmirësohet funksioni i mushkërisë, rregullohet cikli gjumë – zgjim.

Hormonet melatoninë dhe serotoninë nxiten nga rrezatimi diellor duke dhënë një kënaqësi, energji, luftohet ankthi dhe stresi, pasi dielli përmirëson funksionin e sistemit nervor qëndror. Gjithashtu përmirësohet oreksi, tretja, jashtëqitja, pasi serotonina nxit peristaltikën e stomakut dhe zorrëve.

spot_img

More from this stream

Recomended